Puntatën e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell për publikun skandalin me sigurinë ushqimore për sa i përket datave te skadencave.

Në fokusin e gazetarëve të Dosjes Investigative këtë herë është kompania Agna Group me produktet që importon.

Me një aceton dhe pak pambuk datat e skadences fshihen, ndërkohë me një kruajtëse dhëmbësh dhe pak aceton mund të modifikohet viti nga 2018 në 2019. I hiqen pak pika numrit 8 dhe del 9.

Për këtë çështje grupi i xhirimit i "Dosjes Investigative" u drejtua pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, po përveç falënderimeve për përkushtimin tonë, nuk patëm ndonjë përgjigje konkrete.

Ndërsa nga kompania "Agna Group" mbetemi në pritje për një reagim.

Për më shumë ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative të gazetarit Elio Laze.