Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e zonës së "Astirit", të cilëve do tu shemben banesat nga ndërtimi i Unazës së Madhe tentuan të hynin me forcë në Bashkinë e kryeqytetit. Për më shumë se një orë kanë kërkuar prej kryebashkiakut dëmshpërblimin për banesat e tyre.

Dita e 11 e protestës së banorëve të cilëve do tu shemben shtëpitë nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe, ka vijuar përballë bashkisë së Tiranës.

Të vendosur për mbrojtjen e pronës së tyre dhe kërkimin e dëmshpërblimit, bllokuan sërish rrugën ?Abdi Toptani?.

Situata u tensionua edhe më tepër kur banorët tentuan të hyjnë me forcë drejt bashkisë së Tiranës.

Banorët pasi janë tërhequr kanë thirrur me zë "Turp!" "Turp!"

Në mbështetje të protestuesve u shfaq dhe një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, i cili i drejtoi një ultimatum 48 orësh kreut të këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, për të negociuar me banorët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-tentojne-te-hyjne-me-force-ne-bashki