Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për festën e Pavarësisë. Në analizën e tij, Myftaraj thotë se festa jonë kombëtare e ka prejardhje nga dita e kryqatave.

Kastriot Myftaraj: Sot është 28 nëntori Festa Kombëtare e Shqiptarëve. Sot do të flas për domethënien e fjalës 28 nëntor. Ismail Qemali nuk e zgjodhi rastësisht 28 nëntorin për të ngritur flamurin në Vlorë. Ismail Qemali kishte si problem të parë atë që të bindte Fuqitë e Mëdha dhe Europën Perëndimore dhe kundër propagandës së vendeve fqinje apo Rusisë, Francës sepse mbështeste Serbinë, se nuk ishte një lojë e turqve, por një akt i shqiptarëve për të ringjallur shtetësinë e tyre me flamurin e Skënderbeut.

Ka një ngjashmëri të çuditshme të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut. Të dy vijnë nga veriu. Ismail Qemali niset nga Bukureshti, Skënderbeu niset nga Nishi.

Skënderbeu kishte një problem të ngjashëm me Ismail Qemalin. Skënderbeu në 1443 ishte një jeniçer i rebeluar dhe më pas kishte kaluar në hierarkinë ushtarake. Pra ai duhet të bindte princat shqiptarë, por edhe Vatikanin. Skënderbeu pasi mori kështjellën e Krujës në 28 ngriti flamurin duke shpallur shtetin e ri shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-festa-jone-kombetare-ka-prejardhje-diten-e-kryqatave