Surprise Me!

Protesta, Nikolla për Ora News: E gatshme të bisedoj me studentët, por jo në rrugë

2018-12-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla për Ora News tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë. Sipas Nikollës, kërkesa e studentëve është që ata mos paguajnë vitin që ngelin, por kjo tha ministrja ka qenë edhe në ligjin e vjetër.

Nikolla: Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.

Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta.

Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.

Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj.

Pagesa me këste

Administratorët e Universiteteve Publikë kanë ndryshuar dhe kanë vendosur të paguajnë me këste. Sic ka qenë pagesa, të vijohet edhe në vitet e tjera akademike.

Pagesa për çdo kredit

Kërkesa është që studentët që mbesin mos paguajnë tarifën. Ju bëj me dije se edhe me ligjin e vjetër ka qenë njësoj. Studentët që ngeleshin paguanin vitin. Kjo është e shkuar dhe në aktet ligjore të mëparshme.

Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë.

Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-nikolla-ora-news-e-gatshme-te-bisedoj-me-studentet

Buy Now on CodeCanyon