U këndua, u kërcye, madje edhe u qa nga emocionet e shumta, por Ardit Gjebrea lë të kuptohet se nuk kemi parë asgjë akoma, nga magjia e këtij edicioni të 20-të, të "Këngës Magjike".

Për dy netë me radhë "Kënga Magjike", elektrizoi skenën madhështore të Pallatit të Kongreseve, duke tërhequr vëmendjen edhe jashtë vendit.

Pas mbylljes së konkurrimit dhe performancave në dy netët e para të "Këngës Magjike", këngëtarët iu drejtuan votimit për të vendosur me pikët e tyre, se cilët do të ishin 20 finalistët.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, që shoqërohet nga Klaudia Pepa dhe Bora Zemani, gjithashtu dhe nga prezantueset e viteve të shkuara si Valbona Selimllari, Elia Zaharia, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani, nata finale e "Këngës Magjike" ka angazhuar gjithë ekipin e festivalit më të madh të muzikës moderne, për ta bërë akoma më madhështor këtë edicion të 20, që vjen drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Tv Klan