Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të vijimit të punës për projektin ?Unaza e Madhe?, ka prishur këtë të diel disa njësi tregtare e lavazhe pa leje në zonën e ?Astirit?. Njësitë tregtare dhe lavazhet pa leje që janë prishur nga IMT, gjendeshin në lotin dy dhe tre.<br /><br />Siç shihet edhe nga pamjet e aksionit të ditës së sotme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t?i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.<br /><br />Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, të tjerë banorë të zonës së ?Astirit? kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe materialeve elektroshtëpiake nga ndërtesat e tyre për t?i hapur rrugë procesit të prishjeve.