Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

156 familje në Shqipëri vuajnë pasojat e gjakmarrjes. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa shpërndau dhurata për fëmijët e prekur nga fenomeni, theksoi përpjekjen për tu lehtësuar dramat sociale. Ndërsa mësuesja vullnetare Liljana Luani theksoi se zgjidhja vjen me politika sociale dhe integrim.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë në këto ditë të fundit të vitit familjeve që janë në gjakmarrje. Në aktivitetet festive, ai ka kërkuar më shumë vëmendje te fëmijët.

Bushati: Janë rreth 156 familje të cilat vuajnë nga ky fenomen dhe kujdesi ndaj tyre në ditët e festave i shërben për tu zvogëluar sadopak dhimbjen dhe dramën sociale që ata përjetojnë.

Liljana Luani, mësuesja vullnetare që mëson këta fëmijë, e nominuar edhe për çmimin ?Global Teacher Prize? duke vlerësuar punën e mirë që është bërë në luftën ndaj fenomenit të gjakmarrjes, theksoi se zgjidhja vjen me politika sociale, të punësimit dhe të integrimit.

Ministri Bushati shpërndau dhurata edhe për rreth 100 fëmijë të familjeve në nevojë e më pas u ndal në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Dhurata u shpërndanë edhe për fëmijët e Pukës, Fushë Arrëzit dhe Vaut të Dejës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-dhurata-femijet-e-familjeve-ne-gjakmarrje