Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në fb një video që sipas tregon momentin kur Klement Balili përshëndetet me të afërmit dhe qytetarët e tij në Delvinë përpara se të nisej me makinë drejt Tiranës.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë 'arrest me burg" dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.

Fillimisht u bë ndalesë tek Komisariati nr 6, Tiranë, ku qëndroi për 30 minuta më pas u vendos në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/publikohet-video-pershendetja-e-fundit-e-klement-balilit-para-dorezimit-ne-polici