Surprise Me!

LIVE/Saimir Tahiri shkon për gjykim te Krimet e Rënda: Drejtësia prandaj është e bukur!

2019-05-22 0 Dailymotion

#tvora
Gjykata e Krimeve të Rënda çon për gjykim dosjen Tahiri. Pas seancës maratonë përreth 8 orë, ish-Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që kaloi.

Tahiri: Zgjati se kishim gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se afati 8 orë i zgjatjes së seancës sot më vjen keq për ju që pritët.Tani shkojmë në gjykim.

Ora 17:13 Përfundon seanca paraprake për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata është tërhequr për vendim ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dërgimin e çështjes në gjyq.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata kalimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja e 4 të hetuarve, përfshi edhe Saimir Tahirin kërkuan pushimin e çështjes, pasi nuk ka prova.

Burimet thonë se Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kërkuar nga gjykata pushimin e çështjes, por nëse vendos ndryshe, kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen "Tahiri" zgjati rreth 7 orë.

57 fashikuj u transportuan me karrocë nga prokuroria në seancën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Burimet bëjnë me dije se në seancën me dyer të mbyllura pati debat nëse ka prova që e implikojnë ish-Ministrin e Brendshëm apo jo.

Nga pretendimet e avokatit të Tahirit Maks Haxhia, ish-Ministrit të Brendshëm por edhe avokatëve të tre ish-drejtuesve të policisë pretendohet se Prokuroria nuk ka asnjë provë që i fajëson.

Ata kërkojnë pushimin e çështjes pasi pretendojnë se nuk ka asnjë provë të vlefshme që çështja të shkojë në gjyq.

Në seancën maratonë, si rrallë ndonjëherë nuk është bërë asnjë sekondë pushim.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Gazetaret RTV Ora kanë fokusuar momentin kur prokurorët kanë sjellë dosjen në gjykatë.

Dosja Tahirit në gjykatë

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish ministri shoqërohet nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on...

Buy Now on CodeCanyon