#rtvora
Ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë për personat e sëmurë me astmë bronikiale.

Ekspozimi i tyre në mjedise të ndotura, në zona e urbanizuara, sidomos në orët e pikut të trafikut është një prej faktorëve që çon në rëndimin e gjendjes së tyre shëndetësore, për të cilën mjekët thonë se për pacientët rritet kostoja duke u shtuar edhe numri i medikamenteve që përdorin.

Kleita Elezaj Xhafaj: Mund të kemi një rëndim të gjendjes së tyre shëndetësore, mund të kenë kollë, vështirësi në frymëmarrje që çon në nevojën e tyre për tu paraqitur më shpesh te mjeku specialist.

Mjekja Kleita Elezaj Xhafaj jep disa këshilla për eleminimin e pasojave nga ndotja e ajrit.

Kleita Elezaj Xhafaj: Të evitojnë ecjen apo qëndrimin e tyre në këto zona ku piku i trafikut është në maksimum. Dhe aktivitetet sportive të bëhen sa më afër zonave të gjelbëruara.

Instituti Amerikan për Efektet në Shëndet në një studim për ndotjen e ajrit ka analizuar rastin e Shqipërisë, ku vendi duket se ka bërë hapa përpara për uljen e ndotjes së ajrit nga viti në vit, por numri i viktimave si pasojë e tij ka ardhur duke u shtuar.

Në vitet 1990 janë regjistruar rreth 500 vdekje, ndërsa në vitin 2017 numri i viktimave të diagnostikuar me sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare është rritur vazhdimisht duke arritur në 846.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndotja-e-ajrit-shton-astmen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz