Surprise Me!

Pushohen hetimet për “përgjimet” e IMSI Catcher

2019-05-29 1 Dailymotion

Tre vjet pas nisjes së bujshme të hetimeve për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher, i cili çoi deri në pezullimin nga detyra me vendim gjykate të ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestimin e dy oficereve të policisë, Prokuroria e Tiranës ka pushuar përfundimisht hetimet.

Prokurorët shqiptarë nuk mundën të ekspertojnë pajisjen, e cila sipas tyre dyshohej se kishte kryer përgjime. Për këtë arsye ata nisën një letër-porosi në Itali, ku kërkonin ekspertimin.

Televizioni Klan mëson se tashmë pala italiane ka kthyer përgjigje, ku sqarohet se në atë pajisje nuk ka të dhëna të vlefshme për hetimin që po bëhej në Tiranë.

Prokuroria i kërkoi gjykatës shqiptare edhe një ekspertimin e një kompjuteri që u sekuestrua në Policinë e Shtetit, pasi kishte dyshime se aty mund të kishte të dhëna, por kjo kërkesë nuk u miratua nga gjykata.

Në Qershor të vitit 2016, Prokuroria e Tiranës i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë pezullimin nga detyra të ish-numrit një të policisë, Haki Çako. Në arrest shtëpie u lanë Artion Duka, ish-Drejtori i Forcave Operacionale dhe Ention Xhelilaj, specialist pranë kësaj Drejtorie. Vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit, e cila riktheu në detyrë të gjithë zyrtarët e policisë, ndërsa hetimi i prokurorisë nuk mund t'i vërtetojë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe kryerjen e përgjimeve të paligjshme.

Buy Now on CodeCanyon