#rtvora

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të tij dhe 3 ish zyrtarëve të policisë.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal ?Habilaj? në trafikun e drogës.

Seanca është shtyrë 2 herë, ndërsa vetë ish-ministri kërkon që procesi ndaj tij mos zvarritet.

Dështimi i Seancës së dytë - Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.

Dy të pandehurit Jaeld Çela dhe Sokol Bode paraqitën prokura përfaqësimi por që kishin përcaktuar se kishin dijeni për seancën. Ndërkohë kjo gjë nuk është bërë nga i pandehuri tjetër në mungesë Kohila, i cili kishte paraqitur një prokurë për tu përfaqësuar nga një avokat por nuk kishte përcaktuar në të se kishte dijeni për seancën.

Kjo procedurë u bë shkak për prishjen e procesit gjyqësor.

Dështimi i seancës së parë - Seanca e parë ndaj Tahirit më 19 qershor në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi.

Ish ministri ishte i pranishëm në gjykatë i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë në mungesë, ish zyrtarët e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode kishin autorizuar mbrojtesit e tyre ti përfaqësojnë.

Akuzat ndaj Tahirit - Ish-ministri përballet në gjykatë me 3 akuza: ?Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të ?Habilajve? në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-seanca-ish-ministrin-tahiri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz