Furtuna e shiut dhe erës kanë përfshirë qytetin e Fierit pasditen e kësaj të enjteje. Qyteti është pushtuar nga një ciklon i vërtetë sikurse shihet edhe nga këto video që sjell Report Tv. Rrugët janë përfshirë nga kaosi, ku prezente ishin edhe peme të thyera.<br /><br />Përgjatë pesë minutave vjeshta lajmëroi se tashmë është prezente me shi dhe erë të fortë.<br /><br />Ndërkohë në pothuajse të gjithë vendin tonë ditën e sotme kanë mbizotëruar vranësirat dhe reshjet e shiut. Edhe temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me disa gradë.