#rtvora #oranews
Projekti që po ndiqet në rehabilitimin e bulevardit "Zogu i Parë" në Tiranë po shkakton lodhje dhe stres jo vetëm për banorët e zonës. Ata ankohen për zhurmë dhe ndotje të ajrit.

"Shumë shqetësuese pluhuri, rruga, makinat, parkimi, rrëmujë e vërtetë. Taksat tona shteti ti përdorë më mirë."

"Jemi lodhur."

"E qelbën fare.Ka një vit që merren me këtë, po e lënë dynjanë rrëmujë fare. Ka ku shkon më keq? Nuk po dimë nga të kalojmë.Hap një zgarë këtu, hidh një zgarë këtu."

"E kanë zvarritur, nuk e di pse."

"Erion Veliaj të mos dalë në televizor të thotë kam bërë këtë, kam bërë atë. Asgjë nuk ka bërë. Rrëmujë dynjaja, pisllëk i madh."

Nuk mungojnë as akuzat drejtuar kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.

"Del Erion Veliaj për tu dukur."

Drejtuesit e mjeteve shprehen se punimet në këtë segment kanë shtuar trafikun, duke i detyruar ato herë pas here të devijojnë dhe rrugën.

"Qendra është kryesore, si ka mundësi që një firmë të rrijë një vit me 1 km rrugë. Vetëm reklamë po bën. Të mos merret vetëm me reklama, po të bëjë punë."

Madje nuk kursehen as ironitë drejt kryebashkiakut.

"Qenka Erion Veliaj kryetar bashkie? Unë e mbaj mend vetëm me MJAFT-in atëherë.Sa vite ka që është? Mandati i dytë? Uau!"

Tenderin për rehabilitimin e bulevardit ?Zogu i Parë? e ka fituar kompania ?Fusha? Shpk me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor 2019 dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ?Skënderbej? dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni i trenit.

Në tabelën informuese nuk përcaktohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bulevardi-i-ri-punimet-bllokojne-trafikun-shtohet-ndotja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp