Gazetarja dhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj, ka zbuluar përmes një interviste në programin ?Wake UP?, arsyen e vizitave të saj të shpeshta së fundmi në Tiranë.

Nga e Premtja e shkuar, shikuesit e Top Channel e kanë ndjekur znj. Haradinaj në panelin e jurisë së Top Talent, e cila ka qenë edhe arsyeja e vërtetë e ardhjes së saj në Tiranë, për të zgjedhur më të talentuarit. Gazetarja ka shpjeguar se për të është një përgjegjësi e madhe të jetë pjesë e Top Talent, edhe për faktin se është nënë dhe përballë konkurrentëve të vegjël, përpiqet të jetë më racionale.

?Jam e entuziazmuar, e befasuar dhe më kënaq fakti që ka fëmijë që janë profesionistë nënë balet dhe muzikë, shumë të talentuar, aq sa të habisin me potencialin e tyre. ?Unë si nënë nuk i them dot jo fëmijëve, por jam treguar të jem më dorëlëshuar. Nuk mbaj qëndrim si engjelli i panelit, por përpiqem të jem më e kujdesshme? ? u shpreh Haradinaj?

Për pjesën tjetër të Jurisë së Top Talent, gazetarja është shprehur se ndihesh shumë mirë, sidomos pas episodit të parë kur është njohur edhe me pikëpamjet e tyre, ajo tani ndihet shumë mirë.

?Edhe pse unë kam punuar në televizion, në një program si Top Talent ku ka shumë rëndësi ambjenti dhe audienca, përpos kufizimeve si zonjë e Kryeministrit të Kosovës, tani po përpiqem të ndihem më vetvetja dhe të tregoj natyrshmëri?.

Gjatë intervistës znj. Haradinaj ka folur edhe për raportin e saj me bashkëshortin dhe familjen, pasionet e saj si dhe profesionin e gazetares, nga I cili nuk është shkëputur për asnjë cast.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnitaHaradinaj#TopChannel