Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në fillim të muajit Qershor televizionet private të cilat nuk plotësojn parametrat teknike dhe strukturën programore të transmetimit do të mbyllen. Drejtuesit e Këshillit Kombëtar të RTV u kanë deklaruar sot pronarëve të mediave audiovizive se një pjesë e aplikimeve të paraqitura janë jashtë parametrave të ligjit.

Çdo vit ata do të paguajn dy lloj taksash, për lejen e pajisjeve të transmetimit dhe taksat e frekuencave. Do të jepen dy licensa kombëtare për televizionet private dhe katër për radiot kombëtare private, shprehet Sefedin Çela kryetar i Këshillit Kombëtar të RTV.

Sefedin Çela, kryetar i Këshillit Kombëtar të RTV:- ?Janë 21 subjekte që kanë kërkuar për Televizione Kombëtare dhe 8 radio kombëtare. Por potenciali teknik është për dy televizione kombëtare, dmth frekuenca. Në konventat ndërkombëtare është përcaktuar potenciali i çdo vendi. Për Shqipërinë për televizionet janë dhënë në formën e rekomandimeve. Kurse për radion janë në dispozicion katër frekuenca në nivel kombëtar?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/