Surprise Me!

Ora News - Regjistrimet në gjimnaze nisin më herët, nxënësit mund të regjistrohen edhe online

2020-07-10 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Regjistrimi i nxënësve në gjimnaze këtë vit ka nisur më herët se vitet e tjera. Ndryshe nga vitet e tjera ata kanë mundësi të regjistrohen edhe online. Aktualisht në këto institucione ka nisur edhe shpërndarja e diplomave të maturantëve për të mos i penguar për aplikimet në universitetet jashtë vendit.

Regjistrimet për në gjimnaze kanë filluar më herët se vitet e tjera për të marrë masat e nevojshme për çdo të papritur të shkaktuar nga situata pandemike e koronavirusit.

Laureta Bektashi specialiste në sektorin e e kurrikulës dhe zhvillimit profesional në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar, shpjegon procedurat për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në gjimnaze dhe se si duhet të veprojnë nxënësit që kanë kryer arsimin bazë jashtë Shqipërisë.

"Ata duhet të drejtohen në zyrat vendore arsimore për të bërë ekuivalentimin e dokumentacionit të nevojshmë për tu regjistruar".

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nxënësit kanë mundësi të regjistrohen edhe online përmes E albania.

"Për të lehtësuar të themi të gjitha procedurat burokratike është mundësuar regjistrimi i nxënësve të arsimit të mesëm përmes platformës e-albania".

Regjistrimet e nxënësve në gjimnazet që nuk janë pranë vendbanimeve të tyre do të shoqërohen me penalitete për mësuesit.

"Në rastet kur institucionet arsimore lënë pa regjistruar nxënës që i përkasin zonës së tyre dhe i plotësojnë kapacitetet e tyre duke marrë nga zonat e tjera, pa miratimin e zyrës vendore arsimore, do të ketë penalitete".

Ndërkohë nxënësit kërkojnë të regjistrohen në gjimnazet me më shumë emër në kryeqytet, pavarësisht se nuk janë pranë tij.

Rreth 30 mijë nxënës pritet që të regjistrohen në arsimin parauniversitar, ndërkohë që deri tani janë regjistruar rreth 40% e tyre.

Aktualisht në gjimnaze po shpërndahen diplomat e maturantëve, për të mos penguar aplikimin e tyre në universitetet jashtë Shqipërisë.

Sitata pandemike ka bërë që Misnitria e Arsimit të marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit edhe online edhe në klasa, por ende nuk është një përcaktuar diçka konkrete për hatimin e kurrikulave deri në këto momente

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/regjistrimet-ne-gjimnaze-nisin-me-heret-nxenesit-mund-te-regjistrohen-edhe-online

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon