Qyteti i Pukës është ai që ka zgjedhur Kryeministri Edi Rama të publikojë këtë mëngjes.<br /><br />Sipas Ramës dikur në këtë qytet njerëzit që shkelnin aty donin të largoheshin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj."MIRËMËNGJES me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur", shkruan Rama.
