Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Romë mbrëmjen e së shtunës, ku tre persona pozitivë me Covid 19 kanë tentuar të largohen nga spitali ushtarak i Celios. Proragonistët e ngjarjes janë tre nigerianë, dy burra dhe një grua të shtruar prej pak ditësh. Pasi goditën zyrtarë të spitalit, mjekë e infermierë, ato dëmtuan repartin ku ndodheshin dhe u përpoqën të iknin pasi kishin kërkuar me forcë që t`I linin të lirë sepse nuk duronin izolimin. Mediat vendase thonë se tre pacientët kanë qëlluar me grushta e kanë kafshuar personat që u përpoqën t`I ndalonin. Episodi zgjati rreth gjysëm ore duke bërë që i gjithë spitali të përfshihej nga kaosi. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, situata i është rikthyer normalitetit. Tre personat në fjalë tani përballen vec të tjerash me akuzat e dhunës dhe goditjes së zyrtarëve publikë. Opozita italiane reagoi pas ngjarjes së rëndë, duke e quajtur qeverinë Conte të paaftë për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rome#Infermieret#TopChannel