#tvora #rtvoranews
Rreth 300 banesa pritet të shemben për shkak të projektit të devijimit të shtrati të lumit Lana në zonën e Astirit. Për të kundërshtuar këtë banorët e zonës u janë rikthyer protestave, me akuza për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

?Vjen bashkia e Tiranës, hajdutët dhe kriminelë, vinë dhe na futen brenda portave në mesditë sikur të kishim vjedhur. Poshtërsi kanë bërë ata. I kam thënë ?t?u bëftë pushka top? po u fute brenda portës sime se 200 metra larg e ke Lanën.?

?Pse devijohet lumi, nuk është rehabilitim. Është masakër, nuk është projekt?.

Thonë se nuk kundërshtojnë zhvillimin e zonës, por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të tyre ndaj kërkojnë dëmshpërblim për të gjithë.

Ata akuzojnë bashkinë e Tiranës se i gënjeu kur u tha në sy të Bankës Europiane se do t?i dëshmpërblejë të gjithë njësoj.

?Ata thonë do u prishim shtëpitë, do u japim bonusin e qirasë dhe pas 2 -3 vitesh bashkia do të ndërtojë 1 apo dy pallate për të na sistemuar ne. Ne kemi shembullin e qartë te Unaza e Re, asnjë nuk ka marrë bonusin e qirasë të premtuar nga Veliaj. Janë mashtrime dhe propagandë?.

?Këtu ka edhe vepër penale.?

Po ashtu banorët e Astirit akuzojnë se nuk ka transparencë për projektin përfundimtar, pasi ka devijim nga ai që ishte në fillim dhe ku parashikohej të prisheshin shumë më pak shtëpi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/masaker-ne-lane-banoret-e-astirit-akuza-veliajt-per-devijimin-e-lumit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv