VLORE- Verifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e subjekteve të cilët nuk paguajnë tatimet, është qëllimi i ngritjes së taskforcës nga ana e Drejtorisë Rajonale e Tatimeve në qytetin e Vlorës.<br /> <br />Drejtoresha e këtij institucioni, Pranvera Resuli, ndërsa akuzon për neglizhencë në mbledhjen e të ardhurave drejtuesit e mëparshëm bën dhe një rezyme të situatës në raport me debitë karshi këtij institucioni.<br /> <br />Resuli ndër të tjera sqaron se gjatë kësaj periudhë ka një rritje të numrit të bizneseve që regjistrohen pranë zyrave të tatim-taksave, teksa thekson se vetëm gjatë muajt të fundit janë regjistruar 100 subjekte biznesi.