Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën ?Taulantia? në Durrës.
Një automjet ka shpërthyer dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli të vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Korrespondenti i Ora News Leonidha Musaj bën me dije se automjeti është në pronësi të Gjergj Aleksit, nëndrejtor i ALUIZNI-t në Durrës.
Policia dyshon paraprakisht se ngjarja lidhet me ndonjë konflikt që lidhet me punën e nëndrejtorit të ALUIZNI-t.
Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar panik tek banorët përreth.
Policia sqaron: ?Rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë. Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale?.
Korrespondenti i Ora News në Durrës, tha se automjeti ndodhej pranë Vollgës, duke shtuar se automjeti ishte në pronësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-nje-automjet-ne-durres-dyshohet-lende-eksplozive/