Të aplikosh për një shërbim në zyrat e shtetit sot të duhet një dosje e fryrë dokumentesh dhe shumë ecejake nga një zyrë në tjetrën. Kjo situatë pritet të marrë fund shumë shpejt.

Ristrukturimi i aparatit shtetëror do të përfshijë edhe një reformë në praktikat e punës së zyrave shtetërore, duke eliminuar shumë burokraci me të cilat qytetarët përballen.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për Shqiptarja.com, se grupi i posaçëm i ngarkuar për këtë çështje është mbledhur së fundmi nën drejtimin e Edi Ramës, pasi kryetari Arben Ahmetaj, pas aksidentit në Maqedoni, prej javësh po trajtohet në një spital privat në kryeqytet.

Kështu, Edi Rama është mbledhur me Erion Braçen, Ilir Beqajn, Ditmir Bushatin, Elisa Spiropalin, Klotilda Ferhatin dhe Milena Hariton.

Pas punës së bërë gjatë gjithë muajit korrik, grupi i punës ka analizuar të gjitha dokumentet që njerëzve ju kërkohen në zyrat shtetërore për çështje të caktuara.