Surprise Me!

Ora News - "3 lëndë në 6 orë", Shahini: Modele të tilla mësimdhënie ndiqen në Greqi, Kanada

2018-05-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisma e qeverisë "3 lëndë në 6 orë", nuk është pritur mirë nga opozita dhe zërat që e njohin sistemin arsimor. Zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se modele të tilla ndiqen në Greqi, vende të tjera të Europës dhe në Kanada. Ndërsa opozita kërkon ndërprerjen e menjëhershëm të kësaj ideje, që sipas saj nuk sjell asgjë të re, veçse një eksperiment tek fëmijët.

Ndajnë vetëm pak ditë nga zbatimi i nismës së qeverisë "3 lënë në 6 orë" për të cilën kryeministri Rama dhe Ministrja Nikolla janë shprehur optimistë për përkahjen dhe ndryshimin e mënyrës se si ndryshon kalendari mësimore. E ndërsa komisioni i edukimit ndëpreu mbledhjen për shkak të mos pranisë së ministres Nikolla e cila është në vizitë zyrtare në Londër, ata që e njohin sistemin arsimor shprehën kritika.

Zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini tha për Ora News se lëndët janë konceptuar 90 minuta, 5 minuta pushim dhe rikthim sërish në mësim.

Besa Shahini: Ora mbetet 45 minuta. Nuk ndryshon fondi i orëve të mësimit por shkollat duhet të riorganizojnë oraret. Nëse bëheshin 5 orë Gjuhë Shqipe në javë, kaq do të bëhen edhe tani. I kemi dhënë fleksibilitet të madh shkollave që të riorganizojën orarin që të shkojnë drejt asaj që të kenë një bllok orësh. Pra, Gjuhë Shqipe, 5 minuta pushim, Gjuhë Shqipe.

Ky model sipas zv/ministres zbatohet në Europë Greqi dhe në Kanada ku Znj Saphiu ka eksperiencën e saj.

Besa Shahini: Në Europë përdorët në shumë vende. Përshembull në Greqi, pjesën e mësimit të paradites e ka me orë bllok, 90 minutëshe. Eksperienca ime në shkollën e mesme në Kanada. Atje punohet me orë 50 apo 60 minutëshe. Shpesh kemi bërë orë bllok.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/3-lende-ne-6-ore-spahiu-modele-te-tilla-mesimdhenie-ndiqen-ne-greqi-kanada

Buy Now on CodeCanyon