Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisma ?3 lëndë në 6 orë? ka nisur këtë një shkurt nga më të vegjlit. Nxënësit e sistemit fillor në mbarë vendin kanë zhvilluar dy orë të njëpasnjëshme për të njëjtën lëndë. Sfidë për mësuesit ka qenë organizimi i planit të punës në pak kohë por edhe metodikave të mësimdhënies.

Ky njoftim shënoi ndryshimin e mënyrës sesi nxënësit shqiptarë zhvillonin orët e mësimit deri dje. Prej kësaj të enjte 1 shkurt ata do të bëjnë 3 lëndë dhe ora do të zgjasë 90 minuta.

Por sfida e kësaj nisme mbetet te mësuesit. Atyre iu është dashur që në pak kohë të organizojnë planin e punës dhe metodikën e mësimdhënies.

Mësuese: Në orën e parë është shpjeguar në diskutim bashkë me nxënësit. Gjatë orës së dytë, u ushtruan edhe në fletore. Kur ndjenjë lodhje duhet t'u bësh një lojë gjithmonë në funksion të lëndës.
-Ishte pak e vështirë edhe për ne edhe për nxënësit. Ata u mësuan dhe tani është edhe më e lehtë.

Nisma është mirëpritur edhe nga vetë nxënësit, të cilët veç peshës në çantë, thonë se u krijohet mundësia ta kuptojnë më mirë një mësim.
Nxënës: Kishte më shumë kohë për të shpjeguar mësimin.

Drejtorët e shkollave në të gjithë vendin kanë zhvilluar takime konsultative me prindër, të cilët janë shprehur optimist për nismën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/3-lende-ne-6-ore-nis-zbatimin-ne-sistemin-fillor